Murinjo e thotë hapur: Na duhet edhe një sulmues
Zhoze Murinjo ka dhënë konferencën e parë sezonale për shtypin, dy muaj e gjysmë pas polemikave që lidheshin me serinë e klasikeve me Barcelonën.
Në një tavolinë me Ronaldon dhe Kasijas, tekniku portugez ka deklaruar se skuadra e tij është tashmë gati, por ka nevojë edhe për një sulmues me peshë. “Më përpara gazetat i dinin disa gjëra para të interesuarve, ndërsa tani ato i marrin vesh gjërat vetëm kur ua themi ne, - u shpreh Murinjo, referuar rinovimeve të Pepes dhe Serxhio Ramos. – Unë dua 21 futbollistë dhe 3 portierë në skuadër.
Tani kemi 20, kështu që 90 % të ekipit e kam të ndërtuar. Na duhet një sulmues, por mund t’ju them se Nejmar është i Santosit, ashtu si Aguero i Atletikos. Ndoshta mund të vijë Adebajor”, shtoi portugezi.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)