Kriza, grekët zbrazin llogaritë bankare
ATHINE- Për shkak të krizës, grekët po tërheqin paratë dhe po i mbyllin llogaritë e tyre në banka. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit janë nxjerrë nga bankat mbi 22 miliardë euro.
Shoqata greke e bankave ka përsëritur edhe një herë se kursimet deri në 100.000 euro janë të sigurta, megjithatë shumë grekë janë të brengosur nga mundësia e falimentimit të shtetit.
Agjencitë e vlerësimit e kanë ulur renditjen për bankat greke, ndërsa ka rënë me 45 miliardë euro sasia e parave në banka.
(m.a/GSH/BalkanWeb)