Efraim Diveroli pranon akuzat, mund të dënohet me pesë vjet burgNga Jay Weaver, [email protected]ë tregtar municionesh nga Miami Beach mund të dënohet deri në pesë vjet burg në nëntor, pasi u gjet fajtor për mashtrimin e qeverisë amerikane du
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Efraim Diveroli pranon akuzat, mund të dënohet me pesë vjet burgNga Jay Weaver, jweaver@MiamiHerald.comNjë tregtar municionesh nga Miami Beach mund të dënohet deri në pesë vjet burg në nëntor, pasi u gjet fajtor për mashtrimin e qeverisë amerikane duke u shitur municion kinez, të ndaluar për ushtrinë, forcave aleate në Afganistan.
Efraim Diveroli, 24 vjeç, pranoi gjatë një seance pranimi të premten se ai kishte mashtruar së bashku me punonjësit e kompanisë së tij, AEY, për të shitur 10.3 milionë dollarë municion të ndaluar kinez, të cilin e maskonin si municion që ishte prodhuar në Shqipëri.
Si kompensim për pranimin e akuzës për mashtrim të qeverisë, prokuroria e Majamit hoqi dorë nga 84 akuza prokurimi dhe një dyshim për shkelje kontrate.
Marrëveshja e Diverolit me Pentagonin ishte vetëm një pjesë e biznesit të tij. Kompania e tij ishte kontraktuar për të shitur rreth 200 milionë dollarë armë dhe municione për ushtrinë amerikane, një vit përpara se ai dhe tre të tjerë të akuzoheshin për mashtrim dhe abuzim me prokurimet në mars 2008 - duke bërë që Kongresi të mbajë seancë dëgjimore se pse qeveria po bënte biznes me këtë djalosh të ri.
Dy punonjës të tjerë, Alexander Podrizki dhe David Packouz, u deklaruan gjithashtu fajtorë në maj, por një investitor, Ralph Merrill, është akoma në gjyq.
Kjo çështje lidhet me një embargo të armëve të prodhuara në Kinë, që kaloi në Kongres në vitin 1989, si përgjigje e masakrës së disidentëve në sheshin Tiananmen. Pavarësisht marrëdhënieve të normalizuara të tregtisë me Kinën, ajo ka mbetur në fuqi.
Avokatët e Diverolit hodhën poshtë këto pretendime duke thënë se ai nuk kishte thyer embargon amerikane, për shkak se shqiptarët i kishin blerë këto municione kineze gjatë Luftës së Ftohtë - ndoshta 15 deri në 27 vjet përpara se embargo të hynte në fuqi. Diveroli nuk i ka blerë ato nga Shqipëria deri në fund të vitit 2007.
“Pavarësisht faktit se embargo nuk ishte vendosur përpara vitit 1989, akuzat janë të bazuara në teorinë se edhe tregtia me municionet e para-embargos, dhunon embargon dhe ligjet federale”, - shkruanin në dokumentet e gjykatës avokatët mbrojtës, Howard Srebnick dhe Hy Shapiro. Ata thanë se padia e qeverisë është e gabuar.
Por gjyqtarja amerikane e distriktit, Joan Lenard, nuk ishte dakord, duke rrëzuar pretendimet e tyre për të pushuar këtë çështje të profilit të lartë. Menjëherë pas kësaj, Diveroli, të cilin gjyshi i tij e përshkruan si një gjeni të armëve, u përball me shanse shumë të mëdha për të shkuar në gjyq.
Prokurorët arritën në këtë marrëveshje të pranimit të fajit, pasi argumentuan se rregullat e Departamentit të Mbrojtjes, të specifikuara në kontratën e AEY, ndalojnë furnizuesin që të ofrojë municione “të marra direkt ose indirekt nga kompanitë ushtarake të Kinës komuniste”. Ata thanë se fjala “indirekt” nënkupton blerjen e municionit kinez nga qeveria shqiptare - pavarësisht kohës së shitjes ndaj qeverisë amerikane.
Në vitin 2007, Departamenti i Shtetit i dërgoi një e-mail tregtarit të ri të armëve nga Miami Beach për t’i bërë të ditur se ai nuk mund t’i shiste armatim kinez qeverisë amerikane për të ndihmuar forcat aleate në Afganistan.
Por Diveroli, president i AEY, dhe tre punonjës të tjerë, nuk e morën parasysh këtë përgjigje, thanë prokurorët. Ata madje filluan që të hiqnin shenjat “Made in China” nga kutitë që dërgoheshin në Afganistan, për të maskuar kështu origjinën e armatimit, thanë prokurorët në një dokument dorëzuar gjykatës.
“Në mënyrë që të fshihnin origjinën e vërtetë të municioneve, të akuzuarit ripaketonin municionin dhe e paraqisnin atë në mënyrë të gënjeshtërt sikur ishte prodhuar në Shqipëri”, - shkruanin asistentët e Prokurorit të Përgjithshëm amerikan, James Koukios dhe Eloisa Delgado Fernandez.
Kjo histori e pabesueshme e aktiviteteve të Diverolit shpërtheu në mars 2008, kur “New York Times” raportoi se ai kishte keqinformuar ushtrinë amerikane duke thënë se shumica e fishekëve që ai kishte shitur te kjo ushtri, i përkisnin vendeve të bllokut sovjetik- e jo Kinës. Municionet ishin për forcat afgane që luftonin talebanët dhe rebelët e Al Qaedas.
Pentagoni e pezulloi kontratën e AEY në mars dhe e përfundoi atë në maj, duke arritur në përfundimin se “AEY dhunoi kushtet e kontratës duke dërguar municion nga një burim i ndaluar.”
“Pavarësisht nga pretendimet e AEY, nuk ka asnjë përjashtim për marrjen e municionit nga një burim tjetër nga kompanitë ushtarake të Kinës komuniste, pavarësisht se kur është prodhuar municioni”, - i shkruante Diverolit në maj 2008, zyrtari i prokurimeve në ushtrinë amerikane, Kim M. Jones.
Zbulimi i faktit se ushtria po bënte biznes prej qindra miliona dollarësh me një të ri në këtë moshë, shokoi anëtarët e Kongresit.