Në janar hyjnë në fuqi çmimet e rritura të energjisëNga TemaÇmimi i energjisë elektrike vitin që vjen do të jetë më i lartë se tani dhe për këtë gjë kompania shqiptare e shpërndarjes së energjisë ka bërë gati kërkesat që do t’i çojë për miratim tek E
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Në janar hyjnë në fuqi çmimet e rritura të energjisëNga TemaÇmimi i energjisë elektrike vitin që vjen do të jetë më i lartë se tani dhe për këtë gjë kompania shqiptare e shpërndarjes së energjisë ka bërë gati kërkesat që do t’i çojë për miratim tek Enti kombëtar i Energjisë. Të dhënat zyrtare thanë dje se në muajin shtator Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të aplikojë pranë Entit Rregullatorë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2010. Por ndryshe nga vitet e tjera për herë të parë këtë vit do të aplikojnë për çmim të ri të gjithë subjektet e licencuara, ku përfshihen kompania e prodhimit, ajo e shpërndarjes, si dhe kompania e transmetimit të energjisë. Kjo situatë vjen si pasojë e privatizimit të kompanisë OSSH, e cila ra dakord me qeverinë shqiptare që të rrisë gradualisht çmimin e energjisë gjatë pesë viteve në vazhdim, në mënyrë që kostot të jenë të përafërta me çmimet. Kryetari i Entit Rregullatorë, Bujar Nepravishta, shprehet se kompanitë kanë afat deri më 30 shtator për të sjellë kërkesën për aplikim. Kjo kërkesë, sipas tij, do të bëhet transparente dhe pas një analize tremujore do të merret vendimi se sa do të rritet energjia. Në dhjetor do të publikohen tarifat e reja. Por pavarësisht faktit se këtë vit do të aplikojnë tri kompani për çmimin, Bujar Nepravishta thotë se, kjo procedurë e re nuk do të ndikojë në kostot e energjisë që do të paguajë konsumatori.
Ajo çfarë ndikon në çmim, sipas kryetarit, janë kostot e prodhimit, humbjet teknike apo vjedhjet. Pronarët e rinj çekë të OSSH do të bëjnë propozim edhe për të ndryshuar kontratën me konsumatorët. Këta të fundit duket se do të jenë më të privilegjuar, pasi në kontratën e re do të sanksionohet që nuk do të ketë më ndërprerje të energjisë, por mbi të gjitha do të dëmshpërblehen konsumatorët në rast efekteve negative. Drejtuesit e kompanisë OSSH janë në fazën e pajisjes me matës të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët. Çmimet e energjisë elektrike në Shqipëri gjithë këto vite kanë qenë poshtë kostos dhe gjithnjë ka patur kërkesa për ta rritur çmimin. Në fakt kryeministri Berisha në dijeni të kësaj nevoje, por edhe në dijeni të faktit se tërë barrën e çmimeve të energjisë e mban konsumatori familjar, për shkak se biznesi paguan shumë pak, tha se ai nuk do të lejonte rritje të çmimit të energjisë pa u zgjidhur ky ngërç. Në fakt edhe tani dy vjet pas kësaj deklarate biznesi vazhdon të paguajë të njëjtën pjesë të energjisë dhe ndërkohë çmimi është rritur dhe do të rritet sërish.