Sandri në alarm për listën e të burgosurveNga Antena brenda familjesSandri pati dje një bisedë të tensionuar me Alibeajn. Një burim brenda PS i tha Sandrit se Edi Rama do bënte publike një pjesë të listës së të burgosurve, liruar me rastin e 28 qersh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri në alarm për listën e të burgosurveNga Antena brenda familjesSandri pati dje një bisedë të tensionuar me Alibeajn. Një burim brenda PS i tha Sandrit se Edi Rama do bënte publike një pjesë të listës së të burgosurve, liruar me rastin e 28 qershorit dhe se kjo do t’i dërgohej dhe Brukselit. Sandri mori i alarmuar Alibeajn.
- Si je mo figurë? Ku je se ke humb fare?
- Si jeni zoti Frangaj? - i tha Alibeaj. - Kam shumë respekt për ju dhe televizionin tuaj. E ndjek rregullisht.
- Lëri mo këto, mos na ça k…, po më thuaj pak si është kjo punë e të burgosurve për zgjedhje?
- Po si të të them unë, zoti Frangaj…
- Lëre mo këtë zoti Frangaj, mos më ça trapin, fol me emër, thjesht Sandri.
- Jo, më vjen keq, unë kam shumë respekt për ju, madje dhe për zotin Fevziu, megjithëse ai nuk di ç’ka me mua…
- Ore ti qenke k… fare. Unë të pyes për të burgosurit, ti më flet për Fevziun. Lëre mo atë, ç’punë ke ti me të?!
- Jo zoti Frangaj, unë thashë që kam shumë respekt, po ai ka thënë: “Sa të jem unë, nuk bëhet me Alibeaj ministër…”
- Lëre mo Fevzon, se ashtu e ka zakon, e gjen nga një viktimë në çdo qeveri, që të duket sikur nuk është dakord me çdo gjë nga qeveria. Kur ishin socialistët, gjente Majkon, tani të ka gjet ty. Mos e ça k… për atë, se e ndreq unë atë punë. Më thuaj pak si është kjo punë e të burgosurve.
- Po si të them unë, zoti Frangaj…, ne u përpoqëm të bëjmë maksimumin. Do thuash ti sa leje dhatë, po rreth 250 leje dhamë. Ca nga Rrogozhina dhe Peqini i nxorëm dhe pa leje. Tani, aq kishim në dorë, aq bëmë. Disa i nxorëm fare dhe duke ndryshuar masën e arrestit. Si ai rasti i Fierit, e di vetë ti.
- Ça di unë mo k…, se s’di gjë fare, ndaj po të pyes, si është kjo punë?
- Po pra zoti Frangaj, kështu është, pra ne i lëshuam sipas kërkesave të zonave. Kërkoi më shumë Fieri dhe Berati, liruam më shumë nga ato rrethe. Pastaj me radhë nga Vlora, Shkodra, por dhe Tirana. Aq sa kishim mundësi. Unë i bëra të gjitha ç’kisha në dorë, nuk e di ç’ka ky Fevziu me mua.
- Lëre mo Fevzo k…, mos më ça trapin me të, po më thuaj pak, a bënë ndonjë punë vërtet këta apo i liruat kot?
- Po si të them unë, zoti Frangaj, ata u përpoqën të bëjnë punën e tyre. Dhe ata që ndenjën në burgje, u sollën mirë. Për shembull në Vlorë, ata që liruam bënë goxha punë, po s’e kthenin dot rezultatin, se qe i thellë. Po dhe ata që ishin brenda në Vlorë votuan të gjithë për PD. Madje dua të të them një sekret. Në gjithë qarkun e Vlorës, në një kuti votimi ka fitu PD, atë të paraburgimit. D.m.th., unë e bëra detyrën time, nuk e di ç’ka ky Fevziu me mua.
- Po lëre mo Fevzo k…, se s’po të pyes për të, kam hall sa serioze mund të jetë kjo puna, se mund të na prishë punë me zgjedhjet në Bruksel.
- Nuk e di, zoti Frangaj, unë bëra detyrën time, Lul Basha të bëjë të vetën. Më tha: “Më liro 5 vetë”. Ia lirova, ia çova në Elbasan. Tani t’i dalë zot vetë në Bruksel, unë e bëra detyrën time, nuk di ç’ka me mua ky Fevziu.
- Ah, ti qenke k… fare. S’paska faj Fevziu, unë të pyes për hallin tim, ti më qan hallin tënd. Se ti i paske liruar kot dhe s’paskan bërë ndonjë punë. Tani halli që kam unë është si mund të grisim dokumentacionin. Se mos na i merr ky Bamiri dhe na denoncon gjëkundi, se e bën ai shkërdhata.
- Tani unë detyrën time e kam bërë. Le të bëjnë të gjithë sa unë dhe jemi në rregull. Dhe të gjithë janë kthyer prapë në burgje. S’ka asnjë thyerje disiplinore. U kam dhënë fjalën që do t’i shpërblej duke ua zbutur dënimet.
- Puna është se ata k… në Bruksel mund ta marrin ters këtë punë dhe na shtyjnë vizat. Unë po i them doktorit të dalë të sulmojë Edi Ramën për këtë çështje, të thotë që ai e shpik që të pengojë liberalizimin e vizave, se vetëm kështu nxehen shqiptarët. Prandaj duhet t’i grisësh urgjent ato letrat, se ke dhe ca të huaj aty nëpër këmbë, se janë shumë k… këta të huajt, të marrin shumë inat për këto gjëra.
- Si urdhëron, zoti Frangaj, unë të thashë që e bëra detyrën time, nuk di, ç’ka ai Fevziu me mua…?
- Po lëre mo Fevziun se më plase me atë k…, s’merr vesh ai nga këto punë. Madje ishallah s’e merr vesh, se takon ndonjë ambasador dhe thotë është skandal, e ka bërë Alibeaj me kokë të vet, se doktori nuk të fal për këto gjëra.