E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: EULEX të ndryshojë veprimet

Puna e misionit të BE-së në Kosovë EULEX, vazhdon të jetë në qendër të debatit në politikën kosovare.

I fundit qe foli për këtë çështje ishte Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka theksuar se EULEX-i  duhet të ndryshojë prioritet. Krasniqi mendon se EULEX, duhet të riformatoj veprimet dhe të merret më shtimin e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë Kosovën para veprimeve të tjera, siç ishin ato me arrestimet e ish ushtarëve të UÇK-së, të dyshuar për krime lufte. Madje në këtë aspekt ai kërkoi qe EULEX së bashku me institucionet e Kosovës, të ulen dhe t`i ri përfundojnë rolet dhe prioritet në vend.

Ndryshe javën e kaluar është zhvilluar një debat i ashpër lidhur me punën e EULEX-it, në Kosovë. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani deklaroi se EULEX me urdhër të Serbisë ka arrestuar ish prestarët e UÇK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›