E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, parlamenti miraton vetëm një ligj

Me gjithë boshllëqet në fushën e rregullimit me ligj të punës e të veprimit të pushteteve në Kosovë, opozita vëren një pasivitet me pasoja në fushën e miratimit të ligjeve.
 

Ligji për buxhet për vitin 2011 është i vetmi i miratuar në Kuvend dhe asnjë tjetër nuk është që kur është konstituuar legjislativi i ri. Opozita akuzon qeverinë për këtë dhe e quan absurde vonesën e saj në deponimin e projektligjeve në Kuvend.
 

Deputetët e partive të pushtetit, kanë zgjedhur heshtjen për këtë punë, sikurse edhe zyrtarët e ekzekutivit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›