Një muaj burg për kërcënuesit e Ramës

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë burg me afat një mujor për tre personat që kërcënuan kreun e PS-së, Edi Rama.
Gjykata e Tiranës dha një muaj burg për Luan Ramin, Fatos Ramin dhe Afrim Kiçajn.
Tre personat kishin kërcënuar me jetë Edi Ramën.
Policia e Tiranës arreston 3 qytetarë, protagonistë të demonstratës
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetas me qëllim parandalimin e një akti kriminal më datë 28 janar në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë të ndaluarit janë: Luan Zenel Rami, 37 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë, Fatos Hamit Rami, 29 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë dhe Afrim Ali Kica, 33 vjeç, lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë.
Burime konfidenciale shpjeguan për abc news se njërit nga të ndaluarit, Fatos Ramit, në datën 21 janar i është dëmtuar makina luksoze në qendër të Tiranës, gjatë demonstratës së dhunshme të opozitës. Si pronar i makinës, ai i ka dërguar një mesazh zotit Edi Rama, duke i shpjeguar se e quan atë përgjegjës për dëmtimin e makinës së tij.
Më pas sipas të njëjtit burim te abc news, zoti Rama i telefonon shtetasit Fatos Rami dhe i drejtohet atij me një gjuhë të ashpër, fyese dhe ofenduese.
Fatos Rami i kundërpërgjigjet duke theksuar se kryetari i PS, është përgjegjës për dëmtimin e makinës së tij duke e kërcënuar me fjalët, “Do të paguash me kokën tende”.