E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak refuzoi të largohet nga vendi

Ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak refuzoi katër oferta të marra nga krerë të ndryshëm të vendeve arabe për ta mirëpritur atë duke këmbëngulur se do të vdesë në Egjipt.

Lajmin e kanë bërë me dije burime të afërta të ish-presidentit për gazetën El Masri Yum.

Mubarak ndodhet në Sharm El Sheik i ndihmuar nga djali i tij i madh.
 

Mubarak kishte për qëllim të shkruante kujtimet e tij, por vendosi t`i diktojë ato për të mos u lodhur.
 

Kujtimet mund të përmbajnë të dhëna për 5 vitet e fundit të qëndrimit të tij në pushtet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›