Korea Veriore kremton ditëlindjen e liderit

Korea Veriore është duke kremtuar ditëlindjen së 69-të të liderit Kim Xhong Il.
Festimet përfshijnë edhe festivalin e luleve, të quajtur Kimxhongilia, sipas emrit të liderit verikorean.
Ushtarë dhe punëtorë e kanë vizituar festivalin me lule në duar dhe duke brohoritur për liderin e vendit.
Kim Xhong Il e emëroi djalin e tretë, më të riun, në postet më të larta të partisë në muajin shtator.