Egjipt: Rrembehen 15 vete
Nje grup prej 15 personash, ne mesin e te cileve 11 turiste te huaj dhe kater egjiptiane, jane rrembyer ne jug te Egjiptit. Lajmi u be i ditur nga qeveria e Egjiptit, e cila njofton se ne mesin e turisteve te huaj perfshihen italiane, gjermane dhe rumune. Turistet po udhetonin ne zonen e shkretetires prane kufirit mes Egjiptit dhe Sudanit. Pese prej te cileve shtetas italiane, dy izraelite, ndersa nuk ka informacion per te shtetesine e tre te tjereve. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria Egjiptiane e Turizmit, qe nga ana tjeter mohoi informacionet e meparshme se ne mesin e turisteve te zhdukur, ishin edhe dy izraelite. Televizioni shteteror Egjiptian njoftoi se rrembyesit, te gjithe te maskuar, kerkojne shperblim dhe negociatat per lirimin e te sekuestruarve, kane nisur menjehere. Media te ndryshme raportojne se shuma e kerkuar eshte 15 milione dollare, por konfirmimi i autoriteteve vendase nuk ka ardhur ende. Ministria e Jashtme Italiane pohoi nderkaq ngritjen e nje njesie krize qe te merret me incidentin. Rrembimi i te huajve nuk eshte nje fenomen i pazakonte ne Egjipt dhe me se shumti keto episode konsumohen ne shkretetire, ku rrembyesit e kane me te lehte te sulmojne. Rrembimi ka ndodhur ne Assuan, ne jug te vendit, nderkohe qe zyrtaret nuk dhane detaje te tjera mbi ngjarjen. Lajmi i rrembimit vjen plot nje jave pas alarmit te hedhur nga zyra e Antiterrorizmit ne Jeruzalem, qe kishte ftuar shtetasit izraelite qe ndodheshin per pushime ne Egjipt, te ktheheshin menjehere ne Atdhe. Sipas burimeve te Sigurise ne Kajro, grupi i turisteve mund te jete transportuar nga rrembyesit ne Sudan. Mbledhje e rangut te larte ne Egjipt, per shkak te rrembimit te 11 turisteve dhe 4 personave qe i shoqeronin. Lajmi u be i ditur nga burime qeveritare, per televizionin "Al Arabiya". Ne takimin e drejtuar nga Kryeministri Ahmed Nadif marrin pjese Ministri i Mbrojtjes dhe i Jashtem, si edhe shefi i Sherbimit Inteligjent. Ministri i Turizmit deklaroi se ende nuk eshte evidentuar vendi ku jane rrembyer turistet dhe po mbahen peng. Nderkohe shefi i policise se vendit ku u grabiten te huajt, Mustafa Tafiq, ka deklaruar se turistet jane grabitur nga nje grup prej kater banditesh egjiptian, gjate nje ekspedite ne Safari. Ndersa Qeveria Italiane ka reaguar menjehere dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Franko Fratini, po ndjek ngjarjen nga njesia e krizes. Gjithashtu autoritetet arabe u kane bere thirrje mediave boterore ta administrojne ceshtjen me kujdesin me te madh te mundshem. Nderkohe qe Qeveria Italiane ka ofruar bashkepunimin e saj dhe gatishmerine me vendet qe jane te interesuara per kete rrembim. Sidoqofte vendet te cilat jane te prekura nga ky rrembim po komunikojne midis tyre me ane te shefave te diplomacive por cdo gje mbetet teper e rezervuar.