E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosumi: Nisma e Serbise, nuk mund ta zhbeje shtetin e ri

Deputeti i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Bajram Kosumi, ne nje interviste per Radio Evropa e Lire ka deklaruar se nisma e Serbise nuk mund ta pengoje ose zhbeje berjen e shtetit te Kosoves . Sipas tij, ne skenen politike te Kosoves cdo dite e me teper ka sjellje autoritare te institucioneve te Kosoves, qofte ndaj opozites, buxhetit apo mediave.

Zoti Kosumi, fillimisht, si i shihni refleksionet e nismes serbe ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara kunder pavaresise dhe njohjes se Kosoves dhe cfare jane pritjet e juaja ne lidhje me zhvillimet ne Nju Jork per Kosoven?

Pritjet e Kosoves nuk mund te jene pozitive, jo ndoshta per pasojat qe mund te krijoje kjo nisme e Serbise, sepse duhet thene fillimisht se kjo nisme e Serbise nuk mund ta pengoje ose zhbeje berjen e shtetit te Kosoves, shteti i Kosoves eshte nje fakt i kryer, nuk kthehet me mbrapa ky fakt historik, do te ece perpara. Por, nisma e Serbise mund ta demtoje ecjen e Kosoves ne rrugen perpara, ne kuptimin edhe politik, diplomatik, do te thote ne njohjen e shtetit te Kosoves, por edhe ne kuptimin ekonomik, ne ardhjen e investitoreve te mundshem, potenciale ne Kosove. Ne keto dy drejtime mund ta pengoje nisma e Serbise dhe une mendoj se do te kete nje ndikim te tille negativ, por ne duhet te perballemi me te. Ne anen tjeter, duhet thene po ashtu se me kete nisme shteti serb nuk fiton asgje dhe kjo eshte nje ceshtje e mirenjohur, te gjithe e dine. Fitorja eventuale eshte demtimi i ceshtjes se Kosoves dhe kjo e delegjitimon ne aspektin diplomatik nismen e Serbise, keshtu qe edhe ne, edhe Serbia, do te jene te demtuara nga kjo nisme, por, ne fund te fundit, ne e kemi rrugen tone, shteti yne do te ece perpara dhe duhet te ballafaqohemi me ato demtime.

Eshte folur dhe analizuar gjate ceshtja se a ka mundur te beje me shume Kosova ne lobimin e vet per te kundershtuar argumentet qe perdor Serbia kunder pavaresise se Kosoves. Sa, ne fakt, besoni se edhe politika kosovare i ka defektet e veta ne kete fushe?

Une angazhohem per nje qasje shume realiste ne kete ceshtje. Nuk mund te akuzohet vec ministri i Puneve te Jashtme, ose qeveria dhe presidenti, por krejt deshtimi ne mosnjohjen e shtetit te Kosoves, sepse nese faktori politik ne Kosove eshte fajtor per mosnjohjen e Kosoves, atehere po i bie se deri me tash ky faktor eshte meritor qe e kane njohur 47 shtete, gje qe nuk eshte e vertete. Fakti qe 47 shtete e kane njohur Kosoven, eshte prodhim ne radhe te pare i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, i Britanise se Madhe dhe i disa vendeve evropiane, nuk eshte prodhim 'Made in Kosova'. Po ashtu edhe mosnjohja e mjaftueshme e shtetesise se Kosoves nuk eshte teresisht 'Made in Kosova', eshte pasoje e konjukturave me te gjera politike dhe diplomatike. Por, ne cdo rast, Qeveria e Kosoves, presidenti i Kosoves, ministri i Jashtem, kryeministri, e bartin nje barre te madhe te pergjegjesise, sepse nuk kane bere ate qe eshte pritur te bejne ata, ate qe eshte dashur dhe qe e kane pasur obligim ta bejne.

Sa konsideroni se edhe gjendja e brendshme ne Kosove, marre parasysh situaten ne veri, mund te kete qene nje prej refleksioneve qe kane ndikuar ne njohjen e Kosoves qofte nga fqinjet apo vendet tjera?

Une nuk besoj shume se kjo ceshtje e ka penguar njohjen e Kosoves. Eshte e vertete qe nje shtet e ka politiken e jashtme ashtu si e ka politiken e brendshme dhe ne nuk mund te krenohemi se kemi nje politike te fuqishme te brendshme, nje ekonomi te fuqishme te brendshme. Por, duke qene se krijimi i shtetit te Kosoves eshte veper sa e popullit shqiptar, edhe e shume shteteve perendimore, atehere eshte dashur te pritet me te drejte njohja edhe e me shume shteteve per shtetin e Kosoves. Faktori politik i Kosoves, ne radhe te pare lidershipi aktual i Kosoves, nuk mund t'i ike pergjegjesise dhe te shperlahet lehte me formulat se ne boten arabe eshte ndikimi i Rusise, ose bota afrikane ka nje ndikim tjeter, ose ajo latino-amerikane nje ndikim tjeter. Do te thote, mosnjohja e shtetit te Kosoves, pervec konjukturave nderkombetare, raportet SHBA - Rusi - Kine etj., eshte pasoje edhe e mosangazhimit te lidershipit aktual te Kosoves.

Koheve te fundit, jane verejtur disa levizje si nisma per unifikimin e agjendes politike te opozites. Sa konsideroni se ky afrim, kushtimisht thene, ne mes te opozites, do te mund te korrigjonte poziten ne politikat e saj?

Ka perpjekje, por une frikesohem se te gjitha keto perpjekje jane te paragjykuara te mos kene shume sukses, sepse vete formimi i bllokut pozite prej dy partive me te forta e ka rrezikuar skenen politike ne Kosove dhe i ka rrezikuar themelet e demokracise ne Kosove. Ju mund te shihni tash ne skenen politike ne Kosove, cdo dite e me teper, ka sjellje autoritare te institucioneve te Kosoves, qofte ndaj opozites, qofte ndaj buxhetit te Kosoves; ka sjellje autoritare ndaj medieve, mediet jane te heshtura tash ne Kosove; ka sjellje autoritare ndaj bizneseve, po krijohet pershtypja se nuk mund te besh biznes nese s'e ke nje perkrahje ne ministri, ne qeveri etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›