E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Xhazira: Turistet u liruan nga rrembyesit

Televizioni arab satletitor, Al Xhazira, duke iu referuar disa burimeve ka deklaruar se turistet jane liruar pasi jane vjedhur. Por mungojne zerat zyrtar qe te konfirmoje kete lajm. Nderkohe qe televizione te ndryshme arabe kane deklaruar se nuk eshte hera e pare qe ne kete vend ndodhin rrembime te tilla. Ne vitin e fundit atje ka pasur dy rrembime te ngjashme te cilat perfunduan me lirimin e pengjeve ne kembim te shperblimeve. Perpos ketyre, akoma nuk eshte identifikuar vendi se ku po mbahen turistet e huaj. Keshtu eshte shprehur per televizionin shteteror egjiptian, Saheir Garana. Sipas tij, rrembyesit mund te jene sudanez. "Rrembyesit kane kerkuar nje shume parash dhe po zhvillohen tratativa per lirimin e tyre me ane te gruas se pronarit te shoqerise "Aegyptus", qe ka organizuar kete udhetim", deklaroi Ministri i Jashtem Egjiptian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›