E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, demonstruesit qëndrojnë në Tahrir

Disa janë zotuar se do të qëndrojnë deri në protestën e ardhshme që do të zhvillohet të premten, raportuan agjencitë.

Shumë syresh kërkojnë një transferim të shpejtë të pushtetit nga autoritetet e përkohshme ushtarake tek një qeveri civile.

Të tjetër kërkojnë durim dhe festojnë suksesin e partive islamike në zgjedhjet e para në epokën pas Mubarakut.

Partia për Liri dhe Drejtësi e Vëllazërisë Myslimane, e ndaluar në kohën e Mubarakut – ka fituar numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e ri, por kjo nuk do të thotë se ajo do të ftohet për të krijuar qeverinë e re.

Tubime gjigante janë raportuar edhe në Suez, në shumë pjesë të Nilit dhe në Gadishullin Sinai./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-26 09:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›