E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelandë e Re, në arrati çifti me paratë e bankës

Një çift që menaxhonte një stacion furnizimi me karburant në Zelandën e Re i kishte kërkuar një banke vendase një hua prej 10 mijë dollarësh njuzelandezë. Gabimisht banka i dërgoi burrit të quajtur Leo Gao dhe të fejuarës së tij australiane Kara Jang, një shifër një mijë herë më të madhe. Në vend që t‘i tregonte bankës gabimin, çifti tërhoqi paratë dhe rezultojnë të zhdukur që nga 8 maji. Policia vendase është në kërkim të dy të ikurve, por trembet se tashmë duhet ta kenë lënë me kohë vendin, duke futur kështu në lojë Interpolin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›