Egjipt, do rishikohen rezultatet e zgjedhjeve në disa zona

Autoritetet egjiptiane kanë shprehur gatishmërinë për të rinumëruar votat e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Lajmi njoftohet nga televizionet arabe sipas të cilave kreu i parlamentit egjiptian është shprehur se do të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve legjislative duke u bazuar në dyshimet për manipulim në disa zona.
Ndërkohë, protestat, ndonëse më të qeta, kanë vazhduar edhe ditën e sotme në Kajro, Aleksandri e disa qytete të tjera kryesore në vend.
Policia për të disatën ditë me radhë zbriti në rrugët e vendit e shoqëruar nga ushtria. Në sheshin Tahrir në Kajro, ku grumbullohen protestuesti anti-Mubarak, policia nuk ka qenë prezente për të shmangur përplasjet e dhunshme. Tv arab Al Jazira njofton ne numri i viktimave në vend ka shkuar në më shumë se 150 persona.