E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: SHBA nuk do ta ndërpresë ndihmën për Haitin

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar për gazetarët se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndërpresin ndihmën e tyre për Haitin.
 

Ajo hodhi poshtë tezën se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin ndihmën për Haitin, duke pranuar sugjerimin e Organizatës së Shteteve Amerikane, pasi kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës, pas zgjedhjeve presidenciale.
 

Znj Klinton i ka bërë deklaratat para disa takimeve që ajo do të ketë në Port au Prince me autoritetet Haitiane. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Haiti pritet të dalin ditën e mërkurë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›