Përmbytjet në Bolivi, të paktën 35 persona kanë humbur jetën

Të paktën 34 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që ka shkaktuar një lumë i dalë nga shtrati në Bolivi.
28 nga viktimat ishin pasagjerë të një autobusi, ndërsa 6 të tjerë të një kamioni, të cilët u gjetën në afërsi të qytetit të Pampahuasit.
Zyrtarët lokalë thanë se ujërat e rrëmbyer të lumit të Mollepunkut kanë përfshirë mjetet me të cilat udhëtinin viktimat.
Lajmi është bërë i njohur nga rrjeti britanik BBC