E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, gjyqi ndaj Mubarak më 15 gusht

Është shtyrë për në datën 15 gusht, procesi gjyqësor i radhës për ish presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, i cili akuzohet për rolin kryesor në vrasjen e manifestuesve në protesta kundër qeverisë.
Në ditën e parë të procesit gjyqësor ndaj tij në Kajro, ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, i gjendur në kafazin e të akuzuarve shtrirë në një barelë, është akuzuar për vrasje të paramenduar, së bashku me ish ministrin e brendshëm Habib el Adly, për vrasjen e manifesstuesve gjatë protestave të shkurtit.

Por Mubarak nuk e ka pranuar akuzën dhe është deklaruar i pafajshëm. Hosni Mubarak, në gjendje jo të mirë shëndetësore, është paraqitur në sallën e gjyqit në Kajro gjatë paradites të së mërkurës, ku nisi edhe senca gjyqësore në ngarkim të tij.
 

Mubarak është lideri i parë arab që përballet me një gjykatë që nga nisja e protestave dhe rebelimeve në rajon gjatë këtij viti. Ish-presidenti egjiptian u vendos në një dhomën e kafaztë me hekura të zeza, dhe e mbuluar edhe me rrjetë. Ai ka qëndruar i shtrirë në barrelë edhe pas hekurave ndërsa ishte veshur me një këmishë të bardhë.

Dy djemtë e tij, Gamal (xhamal) dhe Alaa, ishin vendosur nga autoritetet në kafazin pranë tij. 83-vjeçari Mubarak, përballet me akuza për korrupsion dhe për dhënien e urdhërit për vrasjen e protestuesve antiqeveritarë. Mubarak do të gjykohet së bashku me dy djemtë e tij, ashtu edhe me ish-ministrin e brendshëm dhe gjashtë ish-zyrtar të lartë të policisë.

Mubarak mund të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e 850 protestuesve gjatë kryengritjes që e detyruan atë të japë dorëheqjen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›