Egjipt, ish-zyrtarët e Mubarak s’mund të kandidojnë për president
EGJIPT - Parlamenti i Egjiptit ka ndaluar ish-zyrtarët e regjimit të Hosni Mubarak që të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, të cilat do të zhvillohen më 23 Maj.
Ligji i ri godet kryesisht ish-zëvendës presidentin e Egjiptit, Omar Sulejman, i cili synonte të merrte drejtimin e Egjiptit. Lista me emrat e kandidatëve për president duhet të miratohet fillimisht nga drejtuesit ushtarakë, të cilët drejtojnë Egjiptin.
Mes kandidatëve të mundshëm është edhe multimiliarderi Khairat Al Shater, i cili mund të përfaqësojë një prej grupeve më të rëndësishme myslimane në botë, Vëllazërinë Myslimane. Deri para një viti, Al Shater vuante dënimin me burg për pastrim parash.
(er.nu/news24/BalkanWeb)