Vlorë, 57-vjeçari gjendet i pajetë në një bunker
VLORE - Një 57-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në lagjen “24-Maji” në Vlorë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Astrit Damin Musai u gjet i vdekur brenda një bunkeri në vendin e quajtur “Kanali Motorrit” .
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer verifikimet e para nga të cilat ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe se paraprakisht mendohet që vdekja të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrale.
(er.nu/BalkanWeb)