E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashkët Ortodokse, rritet fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

KAPSHTICE - Rritet fluksi i emigrantëve që kthehen për të festuar në vendlindje Pashkët Ortodokse. Orët e fundit autoritetet në pikat kufitare të vendit janë përballur me rritje të numrit të hyrjeve.

Në Kakavijë në 24 orë kanë hyrë mbi 6 mijë persona dhe mbi 1800 mjete. Por mësohet se ka pasur dhe dalje të shumta, ku rezultojnë rreth 3700 persona dhe 700 mjete.

E njëjta situatë paraqitet edhe në pikën kufitare të Kapshticës, ku në 24 orë kanë hyrë rreth 5900 emigrantë dhe kanë dalë mbi 2100 shtetas.

Pala shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa kolegët e tyre grekë me 2 të tilla. Deri tani nuk ka radhë apo pritje të gjata, duke lehtësuar udhëtimin e emigrantëve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›