E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork, shqiptari xhihadist pranon akuzat për terrorizëm

NJU JORK-Shtetasi shqiptar, Agron Hasbajrami, që jeton në Nju Jork, ka pranuar se është fajtor për akuza për terrorizëm. Ai pohoi se kishte provuar të shkonte në Pakistan për t’u bashkuar me grupet radikale xhihadiste kryengritëse.

Shqiptari me profesion arkitekt pranoi në gjykatën federale madje se i ka mbështetur materialisht terroristët.

Ai do të dënohet me 15 vite burg. I dyshuari Agron Hasbajrami 28 vjec ka rënë dakort që të dëbohet nga SHBA.

Autoritetet thanë se ai ka dërguar më se 1 mijë dollarë në mbështetje të aktiviteteve terroriste në Pakistan dhe Afganistan dhe kishte komunikuar me dikë në Pakistan, që kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur, që ka vrarë ushtarët e Shteteve të Bashkuara.

Plani i shqiptarit ishte zbuluar nëpërmjet mesazheve të dërguara në email një pike kontakti në Pakistan, i cili do të ndihmonte lidhjen e Hasbajramaj me terroristët.
Në mesazhet e shkëmbyera zbulohet dëshira e shtetasit shqiptar për të vdekur si martir.
Agron Hasbajrami u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kenedit, në Nju Jork, ndërsa po bëhej gati të hypte në avion për në Turqi.

(d.b/BalaknWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›