E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhohet karta e 3 miliontë. Nishani: Arritëm standart të lakmueshëm

TIRANE- Prodhohet karta e 3 miliontë e identitetit në vend. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, gjatë një vizite në qendrën e prodhimit të letërnjoftimeve “Aleat”, e vlerësoi si mjaft të suksesshëm procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike.

“3 milionë shqiptarë po pajisen me letërnjoftime elektronike. Duke pasur parasysh që në Shqipëri të gjithë qytetarët të cilët janë mbi 16 vjeç kanë të drejtën e pajisjes me kartën e identitetit, Shqipëria dukshëm duhet të jetë një nga vendet me pajisjen më të lartë të kartave të identitetit në rajon. Duke shtuar edhe aspektin e sigurisë ky proces përbën një nga arritje të madhe për vendin tonë” ka theksuar Nishani.

Gjithashtu Nishani nënvizoi se procesi është faktuar tashmë si një suskes, ndonëse kur nisi pati shumë dyshime dhe shumë njerëz skeptikë për këtë.

Ai vlerësoi se kartat e identitetit kanë gjithë elementet e sigurisë ndërsa shtoi se së shpejti do të hapet edhe zyra për aplikimin e letërnjoftimeve elektronike edhe në Nju Jork.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›