Obama-Sarkozy: Siria të zbatojë Planin e Paqes
SHBA - Liderët botërorë kanë kërkuar nga Siria që në tërësi ta zbatojë Planin e Paqes të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe ai francez, Nicolas Sarkozy, ranë dakord që Siria ta zbatojë në tërësi Planin e Paqes prej gjashtë pikash të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan.
Gjatë një bisede video-konferencë presidentët Obama dhe Sakrozy, po ashtu, kërkuan intensifikimin e përpjekjeve për ta ndalur “goditjen brutale” në Siri. Në këtë kuadër, në përpjekje duhet të përfshihet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Nga ana tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Clinton, tha se armëpushimi është vetëm hapi i parë, duke thënë se regjimi i presidentit Bashar al-Assad, duhet ta pranojë tranzicionin politik.
(er.nu/news24/BalkanWeb)