E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moody`s rrëzon edhe Irlandën

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, “Moody`s”, e cila pak ditë më parë u kritikua për vlerësimin e bërë për borxhin e Portugalisë, ka vlerësuar me të njëjtën notë edhe borxhin e Irlandës.

Moody`s arsyeton vendimin e saj për të hedhur Irlandën në kategorinë “junk” si e bazuar në studimet dhe mundësitë e rritjes së Irlandës që ka nevojë për një hua të dytë, sipas agjencisë, për të dalë në tregjet ndërkombëtare.

Greqia, Portugalia dhe Irlanda janë 3 vende të eurozonës që mbështeten nga programi financiar anti-krizë i Bashkimit Europian në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar. BE dhe FMN parashikojnë që ky program të marrë fund të 2013-ën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›