E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Pakti i PS-së nuk i shërben integrimit

"Mazhoranca e ka procesin e integrimit prioritet por pa bërë asnjë koncesion përsa i përket parimeve demokratike, thelbit të reformave që janë paraqitur para shqiptareve për rrugën drejt Bashkimit Europian". Kështu është shprehur Zv.kryeministri dhe një herësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto i pyetur në lidhje me paktin e propozuar nga opozita.
 

Sipas Haxhinastos pakti i opozitës nuk është një përqasje që i shërben integrimit por interesave partiake të opozitës.
“Paktin e opozitës unë e shikoj në dy aspekte ku e para është pozitve, pasi edhe pse është një veprim shumë i vonuar por është një angazhim konkret dhe e dyta është pesimiste pasi hapat që duhen ndërmarrë janë shumë të qarta dhe ato janë vendsour përpara Shqipërisë” ka theksuar Haxhinasto.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›