Egjipt, kryetari i Parlamentit zgjidhet nga Vëllazëria Myslimane

Mohammed Saad al-Katatni u zgjodh me shumicë dërrmuese votash në seancën përuruese të Dhomës së Ulët të Asamblesë Kombëtare të Egjiptit.
Kjo ishte seanca e parë e Asamblesë që prej rrëzimit të Hosni Mubarakut në muajin shkurt të vitit të kaluar.
Katatni mori 399 vota nga 503 deputetë që ka Parlamenti, njoftoi media shtetërore.
Partitë me rrënjë islamike ka fituar bindshëm në zgjedhjet e mbajtura në vend përgjatë tre muajve të kaluar, duke marrë plot 73 % të votave.
Partia për Liri dhe Drejtësi e Vëllazërisë Myslimane korri fitore të jashtëzakonshme duke fituar 235 deputetë nga 503 që ka Parlamenti./Start/F. P/
2012-01-23 18:31