Irani reagon ashpër ndaj embargos së naftës

Paralajmërimet vijnë në një kohë që shtetet e BE-së u morën vesh sot në Bruksel që të mos nënshkruajnë asnjë marrëveshje të re për të blerë naftë nga Irani, ndërkohë që marrëveshjet aktuale do të respektohen deri me 1 korrik.
Irani në vijimësi ka paralajmëruar se do ta mbyllte ngushticën nëse Perëndimi do të shtonte sanksionet ndaj Teheranit si pasojë e programit kontraversial bërthamor.
Ligjvënësi me influencë Ismail Kowsari, zv.kryetar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, tha se ngushtica “do të mbyllet përfundimisht nëse dhunohet shitja e naftës iraniane”.
Ai tha se çdo tentativë për rihapjen e kësaj ngushticë do të ishte “aventurizëm ushtarak”.
Ndërsa ligjvënësi tjetër, Heshmatollah Falahatpisheh, tha se “Mbyllja e Ngushticës së Hormusit është një nga të drejtat e Iranit, por prej deri më tani Irani nuk e ka përdorur këtë privilegj”. /Start/F. Prroni/
2012-01-23 19:27