Franca kriminalizon mohimin e gjenocidit armen, xhindoset Turqia

Ministria turke e Punëve të jashtme e quajti vendimin “të papërgjegjshëm” dhe kërcënoi masa të shpejta hakmarrëse.
Armenia pretendon se osmanët kanë vrarë deri në 1.5 milionë armenë gjatë viteve 1915-1916. Turqia nga ana e saj mohon termin gjenocid dhe thotë se numri i viktimave është shumë më i vogël.
Projektligji tashmë do ti dërgohet Presidentit, Nikolas Sarkozi, për tu nënshkruar dhe për t’u kthyer në ligj. Gjithçka pritet të përfundojë para fundit të shkurtit. Ky projektligj parashikon dënimin me deri në një vit burg dhe deri me 45 mijë euro gjobë çdocilin që mohon që në vitet 1915-1916 është kryer gjenocid ndaj armenëve.
Korrespondentët thonë se kjo lëvizje pritet të shkaktojë çarje të madhe mes Francës dhe Turqisë, të cilët janë aleatë të NATO-s.
“Franca hapi një faqe të errët në Historinë e saj”, tha në “Twitter” Volkan Bozkir, kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin turk.
Ndërsa ambasadori turk në Francë, Tahsin Burcuoglu, tha se votimi mund të sjellë ndërprerje të përgjithshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndërsa Ministria e Jashtme la të kuptohej se vendimi është marrë nën influencën e rreth 500 000 armenëve që jetojnë në Francë, dhe të cilët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme Presidenciale.
“Ne e dënojmë fuqimisht këtë veprim, i cili është një shembull papërgjegjshmërie”, thuhet në komunikatën e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.
/Start/Fatjon Prroni/
2012-01-24 08:27