E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Iran janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para prej vitit 2009, kur presidenti Mahmud Ahmadinexhad, ishte rizgjedhur, por reformistët thonë se këto votime ishin të parregullta për shkak të mashtrimeve.

Më se 3400 kandidatë në mbarë Iranin garojnë për 290 vende në parlamentin iranian.

Pjesa më e madhe e reformistëve nuk marrin pjesë në zgjedhje.

Lideri Suprem, Ajatollah Ali Hamnei, ka paralajmëruar dalje masive në votime dhe ka deklaruar se votimet janë “një shuplakë” për fuqitë perëndimore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›