E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kritikon kompanitë e naftës dhe gazit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po kritikon kompanitë e naftës dhe gazit, duke thënë se ato po marin fitime edhe pse konsumatorët po paguajnë çmime më të larta për të ngarë makinat dhe për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Presidenti vizitoi qytetin Nashua në Nju Hampshir gjatë orëve të fundit, për të tërhequr votuesit dhe studentët që ishin për vizitë në një program trajnimi teknologjik të automjeteve. Ai u bëri thirrje ligjivënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit, dhe u bëri thirrje atyre të bëjmë më shumë për të nxitur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë.

Obama tha se kompanitë e naftës dhe gazit po bëjnë fitime të mëdha, pavarësisht gjendjes së turbullt në Lindjen e Mesme që ka sjellë ngritjen e çmimeve në nivele rekord.

Çmimet e karburantit janë ngritur ndjeshëm javët e fundit dhe pritet të ngrihen edhe më tepër me afrimin e sezonit të verës. Kandidatët republikanë për president e kanë kritikuar Obamën për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja në teritorin e Shteteve të Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›