Fyle: Me fizibilitetin, Kosova një hap përpara

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, tha sot se nisja e studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit të Bashkimit Evropian me Kosovën, është “një hap i rëndësishëm përpara i Kosovës, në raport me BE-në”.
Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me delegacionin e Kosovës, që udhëhiqej nga kryeministri Hashim Thaçi.
Më tej , në njoftimin nga zyra e zotit Fyle, theksohet se nisma do të ofrojë një kornizë gjithëpërfshirëse brenda së cilës “ne mund të diskutojmë me Kosovën për të gjitha çështjet e rëndësishme në rrugën drejt të ardhmes evropiane”.
Ai tha gjithashtu se nga qeveria e Kosovës pret “një axhendë afatgjatë për veriun e Kosovës”.
Në degacionin e Kosovës përveç kryeministrit Thaçi mernin pjesë edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku.