Egjipt, përjashtohen dhjetë kandidatë për presidentë

Zyrtarët e komisionit zgjedhor në Egjipt përjashtuan dhjetë kandidatë nga pjesëmarrja në votimet për president, përfshi një ish-drejtues të shërbimeve inteligjence nën drejtimin e Mubarakut, Omar Suleiman dhe një drejtues të Vëllazërisë Muslimane, Khairat al-Shater.
Lajmi u konfirmua të dielën në një deklaratë të vetë komisionit zgjedhor. Ultra-ortodoksi Salafi Hazem Salah Abu Ismail dhe një kandidat i vjetër i opozitës, Ayman Nour, gjithashtu u pezulluan.
Secili prej të s`kualifikuarit ka 48 orë kohë për të apeluar. Në garë, mbeten edhe 13 kandidatë të tjerë.
Raundi i parë i zgjedhjeve do të realizohet në maj, më shumë se një vit pas largimit të 83-vjeçarit Hosni Mubarak pas më shumë se tre dekadash në pushtet, si rrjedhojë e protestave të përgjakshme një-mujore.