E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, Jankullovska: Dihet profili i autorëve të vrasjes së pesëfishtë

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska deklaroi sot se hetimet kanë shënuar përparime lidhur me zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ministrja Jankullovska gjithashtu bëri të ditur se është kryer edhe profili i autorëve të vrasjes, por jo edhe identiteti i tyre, informon INA.

Ajo nënvizoi se gjithashtu se 10 kilometra nga vendi i vrasjes është gjetur një makinë, e cila dyshohet se ishte përdorur nga vrasësit.

“Nuk mund të japin më shumë detaje lidhur me profilin e vrasësve, pasi akoma po përpunohen dëshmitë materiale. Deri tani në pyetje  janë marrë mbi 100 persona, por nuk ka të dyshuar. Dëshmi kyçe do të jenë ato të të afërmve të familjes së viktimave”, theksoi ministrja Jankullovska.

Sipas saj, të gjitha skenaret janë akoma të hapura dhe se ajo shtoi se ndaj viktimave është shtënë nga tre anë dhe me tre lloj armësh, dhe se më parë janë vrarë të rinjtë dhe më pas peshkatari i moshuar.

Jankullovska theksoi se vrasësit do të zbulohen dhe do të dënohen ashpër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›