Kryengritësit libianë: Misrata është e çliruar

Pas luftimeve prej shtatë javësh, kryengritësit në Misrata sipas të dhënave kanë tërësisht nën kontroll përsëri qytetin perëndimor të Libisë.
Trupat e liderit Muammar al-Gaddafi kanë marrë arratinë, bëjnë të ditur rebelët për agjencitë e lajmeve. Megjithatë banorët njoftojnë për luftime të ashpra në lindje dhe në jug të Misratës. Sipas të dhënave të mjekëve më shumë se 25 njerëz kanë humbur jetën.
Zëvendësministri i Jashtëm i Libisë njoftoi të premten në mbrëmje për tërheqjen e trupave të Muammar al-Gaddafit nga qyteti Misrata, ku për javë të tëra po zhvillohen luftime.
Në kuadër të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj trupave militare të Gaddafit, për herë të parë SHBA ka vënë në përdorim një avion luftarak pa pilot.