E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, përleshje masive, 24 të vdekur

Ministri i Shëndetësisë së Egjiptit në një konferencë për shtyp tha, se 24 të vdekur dhe 264 të plagosur është bilanci i deritanishëm i protestave masive janë duke vazhduar akoma në sheshet më të mëdha të Kajros. Lajmin e bën të ditur televizioni shtetërore i Egjiptit.

Kjo proteste filloj pasi prefektura e një qyteti jugor të Egjiptit prishi një objekt fetarë të krishterëve, i cili ishte ndërtuar pa leje. Pas hapjes se këtij lajmi, grupet e krishterëve në kryeqytet kanë filluar protestën e tyre para Ministrisë së Informatike së Egjiptit.

Sipas te përditshmes së pavarur Al Masri Al Joumi, thuhet, s në turmat e njerëzve janë parë aparate fotografike të modifikuar në armë në të cilët dukeshin gëzhojat kur qëllohej.

Burimet zyrtare të kanalit 10, i cili bën transmetime private bëjnë të ditur, se midis të vdekurve janë dhe 3 ushtarë të qëlluar me arme zjarri. Protesta është përshkallëzuar duke rritur kështu akoma më shume tensionin e krijuar në vend./L.Ferhati/Start/.

                                                                                             2011-10-10 11:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›