Majko KQZ te shpalle rezultatin. Fitorja e Rames eshte firmosur
Partia Socialiste i kërkon KQZ-së të mos vonojë shpalljen e Edi Ramës si fitues të bashkisë së Tiranës
Deputeti Pandeli Majko iu referua sërish procesverbalit të kutisë së fundit në njësinë 5, ku diferenca Basha-Rama ishte 66 vota.
“PS sot zotëron një dokumentacion të plotë të firmosur jo vetëm nga socialistët, por dhe nga demokratët në respekt të ligjit. Këto dokumenta flasin qartë. Shpresoj se në respekt të ligjit, KQZ, do të marrë një vendim sa më të shpejtë. Besoj se si të majtët, ashtu edhe të djathtët jemi të lodhur për disa arsye që nuk janë të reja. Mendoj se ka aardhur koha që t’i jepet fund lodrave të fjalëve. Tanimë fjalën e ka ligji dhe dokumentat e firmosura si nga komisionerët dhe numëruesit e së djathtës ashtu dhe nga ata të së majtës që do të thotë se PD, përfundimisht, sëbashku me kryetarin e saj aktual, sëbashku me kandidatin për bashkinë e Tiranës duhet të respektojmë firmat e numëruesve dhe komisionerëve të tyre. Flas mbi bazën e dokumentave ligjore. E gjithë kjo histori shpresoj se do të mbyllet në mënyrë sa më të qetë” tha Majko.