Egjipt, përleshje mes myslimanëve dhe të krishterëve

Mbi 65 persona janë plagosur si pasojë e përleshjeve të reja mes myslimanëve dhe të krishterëve në Kajro.
Shkak për trazirat sipas policisë ishte zënka mes një të riu mysliman dhe disatë krishterëve, të cilët ka ditë që po protestojnë para ndërtesës së televizionit shtetëror egjiptian kundër sulmeve ndaj dy kishave.
Gjatë perleshjeve janë hedhur gurë dhe bomba molotov ndërsa njoftohet se të paktën dhjetë makina janë përfshirë nga flakët.
Policia dhe ushtria përdoren gazin lotsjellës për të shpërndarë masën e njerëzve. Fundjavën e kaluar gjatë përleshjeve mes të krishterëve dhe myslimanëve në kryeqytetin egjiptian u vranë 15 vetë dhe u plagosën rreth 240 të tjerë. Të krishterët përbëjnë rreth një të dhjetën e popullsisë së përgjithshme egjiptiane.