Izraeli rrethon Bregun Perëndimor
Izraeli, ka rrethuar Bregun Perëndimor për tu mbrojtur nga sulmet dhe trazirat e mundshme në përvjetorin e 63-të të themelimit të këtij shteti.
Udhëtimi është ndaluar për 24 orët e ardhshme për palestinezët ndërsa vetëm në rastet urgjente njoftoi ushtria izraelite.
Në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e gazës janë planifikuar disa demonstrata kundër Izraelit.
Palestinezët e quajnë themelimin e Izraelit dhe dëbimin e bashkëkombasve të tyre si "Nakba" që në gjuhën shqipe do të thotë "katastrofë".