Ushtria siriane pushton qytezën kufitare Tel Kalach
Organizatat për të drejtat e njeriut njoftojnë se ushtria siriane ka sulmuar një bastion tjetër të opozitës duke vrarë tre persona.
Ushtria dhe policia, besnike të qeverisë hyjnë në qytezën Tel Kalach në kufi me Libanin ku protestuesit kërkuan të premten dorëheqjen e presidentit Baschar al-Assad , bëjnë me dije mediat ndërkombëtare.
Ushtria ka ngritur postoblloqe në hyrjet e qytezës. Nga Tel Kalachi përmes lumit kufitar Kabir për në Liban vetëm të shtunën janë arratisur 500 banorë.
Në mbarë vendin gjatë protestave të reja të premten, sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e njeriut janë vrarë tetë demonstrues.