Miti i shtetit
Duke iu referuar veçanërisht literaturës së Antropologjisë social-kulturore bëhet e qartë, se organizimi politik përfshin katër forma themelore, nga më e thjeshta deri te më e ndërlikuara. Prandaj, për të hyrë në temë, do të ishte ndoshta më mirë që lexuesi të bëjë pakëz durim, duke na lejuar një hapësirë për të përmendur fillimisht dhe telegrafisht këto forma.
‘Bandat’ njihen deri më sot si kompleksi elementar i organizimit shoqëror dhe si forma më e thjeshtë e strukturës politike njerëzore. Shoqëritë që kanë jetuar në këtë rrafsh vlerësohet që kanë qenë të paafta, për të siguruar burime të mjaftueshme jetese. Pikërisht për këtë arsye kryesore, ‘bandat’ kanë mbijetuar deri në kohërat e sotme vetëm në zonat e globit me burime natyrore të kufizuara, si në sipërfaqet baritore të Australisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore, si edhe brenda perimetrave të tundrës të Amerikës Veriore dhe Azisë. Dhe, shembulli më i qartë ilustrues i ‘bandës së përbërë’ pasqyrohet në bashkësinë indiane Comanche, që ishte politikisht autonome deri në luftën amerikane të vitit 1875 dhe ndahej në 5 deri në 30 banda kryesore.
‘Fiset’ dallohen prej kompleksit elementar të mësipërm prej faktit, se kanë pasur institucione të organizuara formalisht, që bashkonin komunitete rezidenciale të shpërndara në formën e klaneve, duke i dhënë shoqërisë përkatëse një kohezion më të madh social dhe rritje të mundësisë për përgjigje të njësuara ndaj atyre që i quanin ‘kërcënime të jashtme’. Këto institucione mund të mbështeteshin në grupe të gjera farefisnore, në njësi pa lidhje të tilla dhe në bashkime vullnetare, si në shoqëritë luftarake. Roli i këtyre të fundit bëhej më i dukshëm gjatë gjuetisë së bizonëve, ku kërkohej qëndrim dhe koordinim i forcave goditëse. Duke lënë mënjanë natyrën e saktë të përbërjes së tyre, ato bashkonin komunitete të shpërndara brenda njësive politike.
‘Chiefdom’-et, ndryshe nga ‘fiset’, kishin një sistem politik të formalizuar dhe të centralizuar: çdonjëri prej tyre qeverisej prej të vetmit ‘kryetar’, që shërbente si kreu politik dhe njëherazi fetar i bashkisë shoqërore. Me këtë funksion ai ushtronte autoritet mbi gjithë anëtarët dhe pozicioni i tij trashëgohej shpeshherë brenda një grupi farefisnor, i cili e mbështeste rolin e lidershipit në një pushtet të mbinatyrshëm. Nga kjo rrethanë bëhet e qartë që ‘Chiefdom’-i klasifikohej në aradhen e shoqërive me rangje, me akses mbi burimet, dhe me autoritetin e pushtetin që buronte nga ajo që është quajtur “predispozita mbinatyrore”, qeverisja nuk vepronte mbi bazën e konsensusit, por të urdhrave dhe dekreteve të ‘kryetarit’.
Duke përshkuar këtë rrugë të gjatë, njerëzimi kaloi në organizimet e reja nëpërmjet shtetit, i cili në kohë dhe vende të ndryshme dallonte mjaft, sidomos në tipat e krerëve politikë dhe në shkallën e autoritetit të lidershipit. Në shtetet më të hershme, liderët politikë vështroheshin shpesh, në kujtim të disa chiefdom-eve, si pasardhës të Perëndisë. Të tjerë, ndonëse nuk qenë evakuuar si të tillë, pozitën e tyre e legjitimonin si të qenë zgjedhur prej Zotit ata vet. Kështu, edhe mbretërit e hershëm të Europës e legjitimonin mbi një bazë të tillë synimin e tyre drejt lidershipit, aq sa edhe kur u shtyp monedha e parë angleze, mbretëresha e atëhershme vendosi në ‘të shprehjen “Dei gratia” (“Falë Zotit”). Ndërsa, në vendet ku më vonë liderët janë zgjedhur nëpërmjet votës së popullit, madje edhe ku sundojnë mbretëritë, diktaturat dhe oligarkitë strikte sekulariste, këta mund të qëndronin e të qëndrojnë në pushtet për aq kohë sa vendos populli.
Sidoqoftë, pavarësisht nga larmia e formave të lidershipit politik, në të shkuarën dhe në të sotmen, ajo që krijoi më së shumti mitin e shtetit, ka të bëjë me ekzistencën e kontrollit social dhe veprimin e ligjit si forma më e lartë e këtij kontrolli. Ky mit, si një nocion i të ashtuquajturit në kohët e reja ‘detyrim universal’, i ka përfshirë të gjithë individët në një rrjet kompleks të drejtash dhe detyrimesh. Modele të këtij rrjeti, gradualisht u përsosën, dhe në pajtim me zhvillimet konkrete përsosën edhe mitin e shtetit, si koncept filozofik, politik, juridik dhe etiko-moral.
Mbi këtë bazë, studiuesi i njohur gjerman Ernst Kasirer shkruajti, veç të tjerash, edhe një vepër gjatë kohës kur jetonte në Amerikë dhe që u publikua më 1946, pas vdekjes së tij, e cila jep një përgjigje mbi mitologjinë e shtetit dhe shpreh një përpjekje origjinale të autorit, siç është thënë, për ta “korrigjuar” dhe “zhvilluar më tej” Kantin: “I tërë procesi i të njohurit, pavarësisht prej dallueshmërisë në rrugët dhe mënyrat që përdoren për realizimin e tij, përfundimisht çon në atë që me shumë gjasë i nënshtrohet unitetit të ‘principit të arsyes’. Pjesëshmëria nuk duhet të mbetet si e tillë në vetvete, por duhet të përfshihet në një tërësi, në të cilën ajo paraqitet si pjesë e ndonjë strukture, qoftë logjike, qoftë teologjike ose rastësore. Procesi i të njohurit mbetet i orientuar thellë në qëllimin themelor: përputhshmërinë e së veçantës në një trajtë universale të ligjit dhe rendit shoqëror”.
Ishte pikërisht ky ‘princip i arsyes’, që udhëhoqi sidomos pas Luftës II Botërore doktrinën juridike dhe praktikën shtetërore, në kuadrin e regjimeve demokratike moderne, për ta identifikuar konstitucionalizmin me kufizimin e pushteteve nga kushtetuta dhe te e fundit me nënshtrimin e vet shtetit ndaj të drejtës. Sepse, siç është shprehur studiuesi i njohur, Filip Lavoe, konstitucionalizmi dhe shteti janë më të hershëm sesa demokracia, por në kuadrin e regjimeve demokratike ata kanë gjetur zhvillimin më të plotë e më të përpunuar, duke e konsideruar shtetin e së drejtës si mjeti me anë të të cilit sistemi i vlerave demokratike depërton në mekanizmat juridikë. Kështu, jo rastësisht formatizimi në praktikë i këtij shteti zë vend kryesor në “kriteret e Kopenhagenit’, plotësimi i të cilave u imponohet të gjitha atyre vendeve që aspirojnë të përfshihen dhe të anëtarësohen në Bashkimin Europian.
Ilustrim të një uniteti të tillë vlerash dhe mekanizmash të trajtuara qysh në doktrinat e Lokut dhe të Monteskjesë, apo që ka sunduar në historinë politike britanike, që nga fundi i shekullit XVII dhe rreth një shekull më vonë në premisat kushtetuese të SHBA-së dhe të Francës, sigurisht që përbën edhe parimi i ndarjes së pushteteve, i cili konsiderohet, pavarësisht origjinës së tij shekullore, i domosdoshëm dhe gjithmonë aktual. Ky parim zbatohet jo vetëm si një kriter ndarjeje kompetencash, por edhe si një mundësi më e madhe, thelbësore për garantimin e të drejtave. Prandaj, pothuajse në të gjitha kushtetutat europiane bashkëkohore, përfshirë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, krahas pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, krerë (kapituj) të veçantë u kushtohen edhe pushtetit gjyqësor, sikurse edhe organeve të tjera të pavarura.
Edhe në këtë këndvështrim mund të shikohet kriza e rëndë politike dhe institucionale, që e ka përfshirë vendin tonë, veçanërisht pas vrasjes dhe plagosjes me plumba të shumë protestuesve në pasditen e 21 janarit, nga ana e trupave të Gardës së Republikës dhe forcave të Policisë së Shtetit. Për të mënjanuar dhe mbuluar këtë krim të rëndë të qeverisë, kryetari i kësaj të fundit jo vetëm që nuk ia dorëzon organit të hetimit 6 gardistët drejtues, por edhe sajon ca përpjekje për një “grusht shteti”, duke urdhëruar ndërkohë ngritjen dhe funksionimin e shpejtë të një komisioni hetimor parlamentar monokolor. Me të drejtë veprimtaria e këtij farë komisioni vlerësohet si krejtësisht antikushtetuese dhe antiligjore, përderisa tenton të dublojë prokurorinë dhe në një kohë që kryetari i qeverisë e cilëson drejtuesen e saj publikisht si një nga organizatoret e puçit, i kërkon kësaj të dëshmojë për rrethanat e ndodhjes së krimit, pa përfillur aspak detyrimin për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin.
Më tej, duke përfshirë edhe Presidentin e Republikës në listën e puçistëve, anëtarët e këtij komisioni kërkojnë ta thërrasin edhe atë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Dhe, mosvajtja e tij në selinë e Kuvendit, sigurisht që është plotësisht e arsyeshme. Sepse, një kërkesë e tillë nuk mbështetet as në Kushtetutë dhe as në ligje. Sepse, sipas akteve ligjore të rëndësishme, dëshmia e Presidentit merret vetëm në selinë ku ai ushtron detyrën e kryetarit të shtetit, sikurse edhe titullarët dhe të zgjedhurit për në organet e tjera kushtetuese. Miopia juridike, pasioni politik dhe gatishmëria e shërbyesit të fronit të kryeministrit, i shpie anëtarët e komisionit hetimor, me gjithë diplomat e ca fakultetesh juridike që mbajnë nëpër xhepa, deri atje sa këmbëngulshim ta justifikojnë thirrjen e Presidentit, duke u bazuar te neni 14/b i ligjit për komisionet hetimore, duke e konsideruar Presidentin thjesht si titullar institucioni(?!). Dhe kur pa? Në një kohë që posti i Presidentit është një institucion më vete dhe i një rëndësie të veçantë, përderisa në Kushtetutë ruhet përcaktimi që presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Duke u nisur qoftë edhe vetëm nga ky përcaktim bëhet e qartë se, ai që ushtron këtë funksion për sa kohë mban mandatin, nuk mund të nëpërkëmbet me alias detyrimin për të dhënë informacione pa dëshirën e vet.
Do të ishte vërtet e tepërt të zgjateshim këtu me plot bëma të tjera që e sollën gjendjen e vendit në këtë derexhe, por mjafton t’i bluash ato së bashku në mendje për të kuptuar se përse nuk mund të presësh prej kryeministrit ende në detyrë mesazhet që të shpien te mirëkuptimi dhe drejtësia. Ai, si edhe klika që e rrethon dhe që s’guxon ta kundërshtojë, nuk e përfillin aspak mitin e shtetit; ndoshta do të ndjeheshin më mirë në kohët e perënduara të regjimeve despotike, apo edhe më thellë në histori, në periudhat e funksionimit të chiefdom-eve. Dhe, nëse do të vazhdonte më tej kjo gjendje, nuk do të duhej të indinjoheshim me europianët, kur këta të na tregojnë me gisht dhe të na rrethojnë me romantizëm, sikur të ishim qenie të një rezervati të lashtë.