E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, policia përleshet me protestuesit

Protestuesit u mblodhën pas faljes së xhumasë. Policia përdori gaz lotsjellës dhe makina uji për të shpërndarë turmat, të cilët u përgjigjën me gurë.

Mijëra persona gjithashtu mbushën rrugët e qyteteve bregdetare të Suezit dhe Aleksandrisë.

Intensiteti i protestave anti-qeveritare anekënd Egjiptit po rritet, teksa policia në shumë qytete  po përleshet me demonstruesit që kanë paralajmëruar se nuk do braktisin protestat para largimit të Mubarak-ut.

Qeveria ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa decizive. Në Egjipt ka pasur problem me internetin dhe shërbimet në celular.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-28 14:39
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›