Berisha: Puçi u financua me 2 mln $

Duke folur për demonstratën e një jave më parë, Berisha tha se puçi ishte financuar me 2 milion dollarë.
"Janë mbledhur të dhëna të shumta se në demonstratën e 21 janarit protestuesve u janë dhënë 200 deri 300 dollarë për dhunën që do përdorin, ndërkohë që do përdoreshin edhe mjetet të sofistikuara për të rrëzuar qeverinë me dhunë", tha ai. Më tej, Berisha tha se "rendi kushtetues është i fortë dhe nuk përfaqëson ata që përdhosin Kushtetutën".
"Thirrjeve të miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtare, por edhe shumë qytetarëve shqiptarë për të anuluar protestën e sotme, Edi Rama iu përgjigj njëlloj si ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha", tha Berisha. Ai siguroi se "do respektohet plotësisht e drejta e protestës se qytetarëve të cilët nuk do të kenë asnjë lloj kufizimi në të drejtën e tyre të protestës paqësore".
"Kjo është forca e demokracisë së këtij vendi, ky është përcaktimi i qeverisë legjitime të këtij vendi, ndaj dhe ne nuk kemi as edhe një shmangie në respektimin e kësaj të drejte, pavarësisht nga sulmi puçist 5 orësh", tha Berisha./S.Ll/Start/
2011-01-28 14:16