Egjipt protestuesit shperndahen gjate nates
Turmat e protestuesve anti qeveritarë janë shpërndarë nga sheshi Tahrir, Kajro pasi janë sulmuar me gaz lotsjellës. Me qindra njerëz kishin bërë të qartë se do të qëndronin një javë në shesh për të protestuar pro në orët e para të mëngjesit vetëm pak prej tyre janë parë. Mbështetësit dhe kritikët e presidentit egjiptian Mursi janë përplesur në protestat e një dite më parë. Presidenti Mursi ka ndarë në dy pjesë opinionin publik në vend pasi ka miratuar një dekret që i jepte atij vetë një pushtet të pakontrolluar. Por ai thotë se po e udhëheq Egjiptin drejt lirisë dhe demokracisë. Administrata e presidentit Barak Obama ka shprehur shqetësime për situatën e krijuar në vend. Një natë më parë rreth 20 tenda të bardha u vendosën në shesh’in Tahrir të kryeqytetit Kajro, ku Egjiptianët festuan rrëzimin nga pushteti të ish presidentit Mubarak një vit më parë. Organizuesit e protestave janë shprehur se më shumë se 20 grupe të ndryshme janë bashkuar për të protestuar kundër reformave të Mursit. Sipas vendimeve më të fundit të presidentit egjiptian të gjitha hetimet për vrasjet e protestuesve një vit më parë dhe të atyrë që janë akuzuar për këtë do të ribëhen. Gjithashtu të gjitha deklaratat kushtetuese, ligjet dhe dekretet e bëra që nga momenti që Mursi ka marrë pushtetin nuk mund të apelohen apo të anulohen një individ, lëvizje politike apo grup qeveritar. Presidenti i vendit është i autorizuar që të marrë cdo lloj mase që atij i duket e drejtë për të ruajtur revolucionin, unitetin kombëtar apo sigurinë kombëtare. Por protestuesit janë shprehru se presidenti po i afrohet më shumë portretit të diktatorit Hosni Mubarak. Ata kanë kërkuar përmbysjen e deklaratës kushettuese të presidentit si dhe shkrirjen e asamblesë aktuale që po merret me hartimin e kushtetutës aktuale të Egjiptit. Më shumë se 100 protestues janë plagosur ndërkohë që i ëshët vënë zjarri partisë së Vëllazërisë Muslimane të presidentit Mursi. Por vetë presidenti në një reagim për protestat ka thënë se ai do të donte të shihte një opozitë të shëndetshme dhe të fortë.