E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine shperthim ne nje restorant

Një shpërthim në një restorant t ë njohur në Kinë ka shkaktuar 14 të vdekur dhe 47 të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në një restorant dykatësh, kur brenda tij kishte shumë klientë që darkonin. Mediat shtetërore të cilat kanë cituar burimet spitalore kanë bërë të ditur se gjashtë nga viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa tetë të tjerët kanë ndërruar jetë në spital. Ndërsa të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Pjesa më e madhe e të plagosurve kanë vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Policia kineze ka nisur hetimet megjithëse paraprakisht është bërë e ditur se shkaku i shpërthimit mund të ketë qënë një rrjedhje gazi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›