Egjipt, ri-arrestohet themeluesi i Xhihadit Islamik në Shqipëri
KAJRO- Është arrestuar sërish në Kajro, Mohamed al-Zawahiri, themeluesi i lëvizjes Xhihadi Islamik në Shqipëri, në fund të viteve 90. Vëllai i numrit 2 të Al Kaedes, Ayman al-Zawahiri, u arrestua vetëm disa ditë pas lirimit të tij, nëpërmjet një amnistie për të burgosurit politik.
Mohamed al-Zawahiri akuzohet se ka qenë komandant ushtarak i rrjetit terrorist Xhihadi Islamik, dhe ka drejtuar aktivitetet e këtij grupi në Shqiperi dhe Bosnjë, gjatë luftërave në Ballkan në vitet 1990.
Zyrtarët egjiptjanë deklaruan se ai është dënuar në mungesë nga një gjykatë ushtarake për cështjen e njohur për mediat si “të kthyerit nga Shqipëria”. Ky emër iu dha militantëve islamik të cilit kishin qenë aktiv në Ballkan, përkrah me banorët mysliman të rajonit, kundër sulmeve nga grupet dhe organizatat e caktuara apo edhe kundër qeverive.
Krahas tij, pjesë e ketij grupi ishin edhe shumë militantë egjiptjanë të cilët u arrestuan në Shqipëri në vitet 1998, falë një operacioni mes shërbimit sekret, shqiptar, amerikan dhe atij egjiptjan.
Pas arrestimit, ata iu dorezuan autoriteteve egjiptjane dhe një pjesë e tyre u dënua me vdekje. Të njëjtin dënim ka marrë edhe vetë kreu i kësaj celule Mohamed al-Zawahiri, i dënuar në mungesë nga një gjykatë egjiptjane në vitin 1998, me akuzat për përgatitjen e strukturave të Al Kaedes në Shqipëri dhe planifikimin e sulmeve terroriste në Egjipt.
Mohamed al-Zawahiri, ka kryer më shumë se 10 vjet burg dhe u lirua vetëm 3 ditë më parë nga ushtria egjiptjane. Vëllai i tij, Ayman al-Zawahiri është zëvëndësi i Osama Bin Laden dhe numri dy i Al Kaedes.
(e.m/new24/BalkanWeb)