PS, pritet kandadati zyrtar i zgjedhjeve të 8 Majit
TIRANË- Mbulim grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mesditën e sotme dhe ka diskutuar në lidhje me seancën parlamentare të ditës së enjte.
Por njëkohëshisht në këtë takim deputetët socialistë kanë folur edhe për zgjedhjet lokale të 8 majit, procesin parapërgatitor dhe përzgjedhjen e kandidatëve. Diskutimet më të rëndësishme janë zhvilluar për kandidaturën e Bashkisë së Tiranës , megjithatë ende nuk ka një vendim për emrin e kandidatit.
Por, burime nga Selia Rozë bëjnë me dije se emri i kryetarit aktual të Bashkisë, Edi Rama është vlerësuar edhe nga baza si figura më e duhur . Pritet që në orët në vazhdim vetë Rama, të zyrtarizojë këtë qëndrim. Ndërkohë ditën e sotme Partia Socialist dhe PBDNJ dorëzuan propozimet për komisionerët në KZAZ.
(e.m/news24/BalkanWeb)