Imami: Është bërë tregti me vendet që s`janë në embargo

Shitja e armëve në Libi ka qenë debati në komisionin e Sigurisë ku ministri i mbrojtjes Arben Imami u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Partisë Socialiste.
Sipas Imamit nuk ka pasur asnjë tregti të paligjshme të armëve nga Shqipëria drejt shteteve të tjera dhe se është bërë tregti armësh me çdo vend i cili nuk ka qenë ne embargo.
Nuk kanë munguar as debatet mes imamit si dhe deputeit të PS, Ilir Gjoni për shkrimet që janë bërë në media për shitjen e armëve.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka dorëzuar në këtë komision një raport mbi imortimin dhe eksportimin e armëve nga viti 2008 e deri në 2010.
Sipas këtij raporti armët që janë eksportuar nga vendi jonë janë, fishek, mina kundrërtanke, granta dore, predha, mitralozë, drejt shteteve si SHBA, Mali i zi, Republika e Jemenit si dhe republika Çeke.