E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet drej Bosnjes kosovari, akuzohet për falsifikim

Një shtetas kosovar është ekstraduar sot nga Pika e Kalimit Kufitar Hani Hotit në Shkodër, drejt Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas informacioneve 47-vjeçari Ismet Zogu lindur në Komoran, Kosovë është dënuar nga një gjykatë në Sarajevë për "Falsifikim të kartëmonedhave”.

47-vjeçari, akuzohet për përfshirje në aktivitetin kriminal të blerje-shitjeve të kartëmonedhave të falsifikuara, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia lokale boshnjake në banesën e tij në qytetin e Tuzlas, i janë gjetur në cilësinë e provës materiale një sasi kartëmonedhash false amerikane, me një vlerë prej 100 dollarë secila.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›